Inspektori i ATK-së i dyshuar për ryshfet del para Gjykatës në Mitrovicë

Inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Mitrovicë me inicialet Q.M., ka dalë të premten para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, për t’u përballur me kërkesën e Prokurorisë për paraburgim. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Së bashku me inspektorin, para kësaj gjykate pritet të dalë sot edhe i dyshuari tjetër me inicialet S.S. nga Novi Pazari i Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale të dhënies së ryshfetit. Seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun, ndërsa pritet që vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë për këtë rast të merret në orët e vona të ditës së sotme.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit, pasi ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale nga neni 421 dhe 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht veprat penale dhënie dhe marrje e ryshfetit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, inspektori i ATK-së në Mitrovicë, dyshohet se ka pranuar shumën e të hollave prej 135 euro nga pala tjetër, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA