IKShPK-ja thotë se është përmirësuar cilësia e ujit në Liqenin e Badocit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se cilësia e ujit në Liqenin e Badocit është përmirësuar por ende nuk mund të pihet, duke shtuar që pritet shumë shpejt të ulen vlerat e manganit në rrjet.

“Analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja në liqen është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit në rrjet, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.

Tutje, IKShPK-ja njoftoi se uji mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër përveç se për pije.

“Ekipet e IKShPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm. IKShPK apelon qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera”, thuhet mes tjerash në njoftim.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA