IBAS paralajmëron rritje të mashtrimeve online: Kujdes me pagesat me Visa dhe Mastercard, ofrohet edhe rimbursim

IBAS ka dalë me një njoftim drejtuar klientëve, duke paralajmëruar për rritjen e rasteve të mashtrimeve dhe pagesave të dyshimta në internet.

Në këtë njoftim, IBAS u bën thirrje qytetarëve që para çdo pagese online të verifikojnë me kujdes linkun dhe ueb-faqen ku po kryhet transaksioni, pasi faqet mashtruese shpeshherë duken pothuajse identike me ato zyrtare.

“Ju lusim që të verifikoni vegëzën/linkun nëse është zyrtar apo jo. Para realizimit të pagesave me kartelat IBAS, mund të na kontaktoni për verifikim nëse faqja është e sigurt,” thuhet në njoftim.

IBAS sqaron se në rastet kur qytetarët bien viktimë e mashtrimeve dhe kryejnë pagesa përmes faqeve të rreme, ata duhet të paraqesin ankesë, në mënyrë që të iniciohet procesi i kërkesës për kthimin e mjeteve.

Sipas IBAS, institucionet financiare që mundësojnë pranimin e pagesave përmes skemave Visa dhe Mastercard kanë detyrim që të trajtojnë rastet dhe të bëjnë rimbursimin e mjeteve te pala e dëmtuar, qoftë nga institucioni përkatës ose nga vetë mashtruesit.

Procesi i kthimit të parave, sipas njoftimit, mund të zgjasë deri në dy muaj, ndërsa klientët kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për rimbursim brenda 30 ditëve, e në disa raste edhe më gjatë, te institucioni që ka lëshuar kartelën.

“Secili klient ka të drejtë të iniciojë kërkesë për kthimin e mjeteve te banka që ka lëshuar kartelën Mastercard ose Visa,” thuhet më tej.

IBAS u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të kartelave bankare në internet.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA