I biri i viktimës në masakrën e Izbicës dëshmon kundër Alidemës

“28 mars 1999, ditë e diel. Në mëngjesin e hershëm fshati është rrethuar nga forcat serbe. i kanë grumbulluar banorët. Gratë me fëmijë janë urdhëruar të nisen për Shqipëri, ndërsa burrat janë ndalu.”

Kështu i kujton Samir Haliti momentet para se të niste Masakra e Izbicës, ku i vritet edhe babai, bashkë me 147 persona të tjerë.

“Kur erdhi urdhri, fëmijët e gratë u çuan në këmbë, burrat mbetën ulur…”, tha Haliti.

Në momentin kur u ndanë burrat nga gratë, Samiri atë kohë 11 vjeç, shpëtoi për fare pak, falë nënës së tij.

“Kam qenë 11 vjeç, gati 12, por goxha i zhvilluar fizikisht. Nana ma ka vendosë një shami në kokë, që të mos vërehem se jam mashkull…”, tregoi Haliti.

Haliti ishte ftuar të dëshmonte në gjykimin ndaj të dyshuarit për masakrën e Izbicës, Muhamet Alidemës, për të cilin tha se nuk kishte dëgjuar gjatë luftës.

“Nuk e njoh Muhamet Alidemën. Emrin e tij e kam dëgjuar në media, vetëm pasi është arrestuar…”, tha Haliti.

Autopsia e eshtrave të babait të tij, që ishin gjetur diku në Serbi, sipas Halitit tregonin se ai ishte vrarë.

“Eshtrat e babait tim janë gjetur në Batajnicë. Sipas raportit të autopsisë, babai është qëlluar në kokë me armë automatike…”, rrëfeu ai.

Për Samirin i akuzuari Alidema e as avokatët e tij nuk e patën asnjë pyetje. Ndërsa, tre persona të tjerë, të thirrur të dëshmonin, nuk u paraqitën në gjykatë. Njëri dështoi në momentin e fundit.

Muhamet Alidema, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës, nga përfundimi i luftës kishte jetuar në Beograd. Ai u arrestua në vitin 2021, gjatë një vizite te familjarët në fshatin Kërrninë të Istogut. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA