13.8 C
Pristina
E hënë, 16 Shtator, 2024

Humbën krejt burrat e familjes në luftë, i vetmi që mbeti sot është bërë Sheh, tregon arsyen!

Familja Dervishdana, e njohur për tradita patriotike, gjatë luftës së fundit kishte humbur pothuajse të gjithë burrat. Më i madhi mashkull i familjes i cili kishte mbijetuar ka qenë Nesim Dervishdana, në atë kohë 7-vjeç.

Kur u bë 18-vjeç, Nesimi u gradua me titullin sheh, në një Teqe në Gjakovë, e cila udhëhiqej nga familja Dervishdana për pesë gjenerata.

Nesimi, në një intervistë për ATV-në, tregon se si e ka përjetuar momentin kur kishte marrë drejtimin e teqës menjëherë pas përfundimit të Medresesë.

“Me insistimin e rrethit tonë kam vendosur me u regjistrua në Medrese dhe prej atëherë e kam ditur që më pret ky udhëtim, ka qenë diçka shumë voluminoze, bile me tregu të drejtën, ende kur më pyesin sa vjeç je baba sheh, nganjëherë më shkon mendja me thanë ende i kam 18, sepse më kanë ndodh shumë gjëra në atë moshë”, tregon ai.

Në moshë të re, sheh Nesim, pos këtij titulli që e mori, ai edhe u martua dhe krijoi familjen e tij.

“Na e falënderojmë Zotin që na ka bat ë mundshme me qenë pjesë e një familje që për pesë gjenerata kemi shërbye në dërgjahin tonë. Në kohën kur kam marrë hilafet, kam qenë 18 vjeçar. E kam përfunduar në atë kohë medresenë edhe studimet i kam vazhduar me korrespodencë për shkak se më ka obligu marrja e detyrës këtu në teqe. Teqja e jonë ose dërgjahi i jonë është i vjetër që pesë gjenerata, realisht unë jam i katërti halife që shërbej në këtë post. Para meje u kanë gjyshi i njohur si baba Zenel, Sheh Zenel Dervishdana, i cili është bërë dëshmor, tash e gëzon edhe titullin hero i kombit”, tregon ai.

Gjatë luftës, familja Dervishdana ishte shënjestër e madhe për okupatorin serb.

“Së bashku edhe me dy dervish tanë, baca Urim i cili ka qenë edhe një ndër udhëheqësit bashkë me axhën të logjistikës së UÇK-së, i kanë zënë meshkujt në shtëpi dhe e kanë kry masakrën qysh e dimë të gjithë. Mas andej, më i madhi mashkull në familje jom kanë unë në moshën 7 vjeçare. Kemi pasur shumë njerëz tanë që na ka ndejtë afër, të cilët janë marrë edhe me edukimin tonë” rrëfen sheh Nesimi. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA