Profesori i ekonomisë, Median Hashani, në emisionin A LIVE në ATV, tha se nuk ka pasur fare nevojë që të nxirret rregullorja ana e BQK-së për çështjen e dinarit, për shkak se sipas tij, ekziston Ligji në të cilin trajtohet se si valutë e vetme në Kosovë është euro.
Ai tha se ky problem është më shumë politik.
“Rregullorja e cila është nxjerrë nga ana e BQK-së, nuk ka pasur nevojë fare me u nxjerrë, për arsye se ka ekzistuar ligji që në kuadër të Ligjit, është e trajtuar që si valutë e vetme në Kosovë është euro. Ky problem, më shumë është problem politik për arsye se në fillim, Qeveria doli në konferencë për media për çështjen e dinarit dhe nuk ka qenë kompetencë e Qeverisë me dalë në konferencë e me e trajtu çështjen e dinarit. Pas reagimit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, ambasadorët e QUINT-it në Kosovë, të cilët reaguan në mënyrë mjaft të vrazhdë, erdhën në atë përfundim se ne nuk jemi ata të cilët e kemi bërë këtë rregullore, këtë rregullore e ka bërë BQK-ja dhe një problem i cili nuk do të duhej të ndodhte fare në Kosovë, ndodhi si rezultat i vendimeve të cilat vendime është duke i marrë kjo Qeveri, unë gjithmonë i konsideroj si vendime ad-hoc, për arsye se janë probleme të cilat janë iniciua edhe si rasti i targave, po ashtu edhe çështja e dinarit është dashur që të ndërmerren hapa më të lehtë në këtë drejtim duke pasur parasysh se është kontribuuar aq shumë te procesi i integrimit të komunitetit serb në Kosovë dhe me veprime arbitrare e me vendime të cilat janë marrë arbitrare, normal se krijohen pakënaqësi në nivel ndërkombëtarë sikurse kanë qenë edhe vendimet e tjera që policët e integruar e lanë punën në pjesën veriore”, tha Hashani.
Ai thotë se të gjitha veprimet të cilat janë bërë të një anshme, kanë shkaktuar trazira në nivel të përgjithshëm të situatës politike në Kosovë. /atvlive.tv
Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë: