13.8 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Harta e rrezikshmërisë nga vërshimet pritet të publikohet në tetor, konfirmuan zyrtarë nga Ministria

PËRGATITI: ARTON HAMITI   

E paralajmëruar për në qershor, harta e rrezikshmërisë nga përmbytjet, nuk është publikuar akoma.

Aktualisht, projekti është në fazën e komenteve dhe,sipas zyrtarëve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jetë gati kah mesi i tetorit.

“Pasi janë dorëzuar rezultatet finale, tashmë jemi në kohën e komenteve. Teksti hartat e rrezikshmërisë është përkthyer në gjuhën shqipe dhe do të jetë në linkun e Ministrisë. Po ashtu, i kemi blerë edhe dy serverë, sepse janë diku 2000 harta që do të ngarkohen.”, tha Sylejman Latifi, zyrtar për përmbytje dhe ndryshime klimatike në MMPHI.

Megjithatë, harta e rrezikshmërisë, sipas Sylejman Latifit, zyrtar për ndryshime klimatike dhe vërshime, nuk i ndalon ato. Ky projekt mund të kontribuojë vetëm që dëmet nga vërshimet të jenë më të vogla.

“Andaj edhe direktiva thotë, të adaptohemi me vërshimet këto mund të parandalohen, të zvogëlohen, por jo të ndalen. Kohëve të fundit i kemi edhe vërshimet e shpejta në zona urbane. E kemi rastin 2023 në Skenderaj, rastin tragjik në Pejë. Aty nuk ka pasur përmbytje, por ka pasur vërshim të shpejtë, diku 2-3 orë, por pasojat kanë qenë katastrofike”, shtoi tutje Latifi.

Teksa, kosovarët duhet të presin së paku edhe një muaj për t’i kuptuar zonat me potencial për vërshime, shira të fuqishme që nisën në fund të javës së kaluar, shkaktuan përmbytjepjesë të mëdha të Evropës e dhjetëra persona vdiqën.Por vërshime në këto përmasa nuk priten edhe në Kosovë.

Bazuar në situatën e përgjithshme hidrometeorologjike në vend, rajon dhe më gjerë, sidomos gjatë ditëve të fundit ku edhe vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut, të intensitetit të ulët, të cilat kanë ndikuar pozitivisht duke e pasur parasysh periudhën paraprake e karakterizuar me thatësi jashtëzakonisht të lartë dhe temperatura ekstreme, të cilat kanë ndikuar që rrjedhat lumore të kenë nivele dhe prurje minimale për këtë periudhë, ndërsa disa edhe janë tharë plotësisht. Duke i pasur parasysh këta faktorë, nuk parashikohet të ketë vërshime/përmbytje lumore”, u përgjigj Bashkim Kastrati nga IHMK-ja.

Sidoqoftë, disa komuna të Kosovës viteve të fundit pësuan dëme të mëdha nga vërshimet, që sipas ekspertëve, kryesisht ndodhën për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërhyrjeve në shtretër të lumenjve dhe ndërtimeve pa leje.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

​Parashikimi i motit për sot

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA