Hapet baza e re amerikane në Poloni

Shtetet e Bashkuara përuruan një bazë të re të mbrojtjes ajrore në veri të Polonisë. Presidenti polak vlerësoi se kjo tregon se vendi i tij është i sigurt si anëtar i NATO-s në një kohë kur Ukraina fqinje është në luftë me forcat ruse.

Sistemi i mbrojtjes ajrore amerikane u vendos në një bazë që ishte planifikuar të hapej nga vitet 2000, në qytetin Redzikowo, pranë bregut të Baltikut.

Fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara ka krijuar shqetësime në mesin e disa anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, Varshava thotë se vazhdimi i punës në këtë bazë nga presidentët e njëpasnjëshëm amerikan tregon se aleanca ushtarake e Polonisë me Uashingtonin mbetet solide, pavarësisht se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë garantuesi i sigurisë së Polonisë”, tha presidenti Andrzej Duda.

Ai tha se prania e përhershme e trupave amerikane në bazë tregoi se Polonia, një shtet komunist deri në vitin 1989, “nuk ishte në sferën ruse të ndikimit”.

Kremlini e quajti bazën të mërkurën një përpjekje për të penguar Rusinë duke afruar infrastrukturën ushtarake amerikane pranë kufijve të saj.

Hapja vjen mes shqetësimeve midis disa anëtarëve të NATO-s për zgjedhjen e Trump, i cili është zotuar të mos ofrojë mbështetje për vendet që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Megjithatë, Varshava thotë se Polonia nuk ka arsye për shqetësim pasi nga vendet anëtare të NATO-s shpenzon më shumë për mbrojtjen, në raport me përmasat e ekonomisë së saj. Presidenti konservator Duda gjithashtu ka theksuar lidhjet e tij të ngrohta me Presidentin e zgjedhur Trump.

Baza amerikane në Redzikowo është pjesë e një mburoje më të gjerë nga raketat të NATO-s, të quajtur “Aegis Ashore”, për të cilën aleanca thotë se mund të diktojë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme.

Elementë të tjerë me rëndësi kyçe të kësaj mburoje përfshijnë një bazë tjetër në Rumani, prania e një anijeje luftarake amerikane në portin spanjoll Rota dhe një radar në Kurecik të Turqisë.

Moska e ka shpallur bazën një kërcënim që në vitin 2007, kur po bëheshin planet për hapjen e saj.

NATO thotë se qëllimi i bazës është vetëm mbrojtja.

Burime ushtarake i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se sistemi në Poloni tani mund të përdoret vetëm kundër raketave të lëshuara nga Lindja e Mesme dhe radarit do t’i duhet një ndryshim në drejtim për të kapur predha nga Rusia. Kjo është një procedurë komplekse që kërkon një ndryshim të politikës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA