Trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes së thellë 4:0 kundër Atletico Madrid-it në Kupën e Mbretit.
Tekniku gjerman ka deklaruar se ndaj madrilienëve skuadra e tij luajti shumë keq në pjesën e parë,teksa në të dytin ishte më pozitive sipas tij dhe shton se ende nuk ka përfunduar sa i përket çështjes së kualfikimit në finale.
“Në pjesën e parë, dhe pa justifikime, luajtëm shumë keq. Nuk luajtëm si ekip, siç duam ta shohim veten dhe siç duan të na shohin njerëzit. Pjesa e dytë ishte më e mirë, po, por një 4-0 është shumë e ashpër. Megjithatë, nuk ka mbaruar ende.”
Përndryshe Flick shton se kjo ishte një natë tejet e vështirë,por thotë se është edhe një takim tjetër në Camp Nou dhe se dëshirojnë ta fitojnë patjetër.
Kujtojmë që Barcelona pësoi humbje të thellë 4:0 kundër Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.






