Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza i reagoi sërish ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit i tha se rritja ekonomike ishte e ulët gjatë kohës sa Hamza ishte ministër.
Hamza tha se Murati është pjesë e shkeljeve kushtetuese.
“Po i marrim mesatare ku jeni ju edhe ku jemi ne, dalim baras. I thashë disa gjëra që niveli i rritjes ekonomike është si rezultat i mosfunksionimit të Kuvendit, edhe i bllokimit të institucioneve. Po faktori dhe përgjegjësi jeni ju. Ju keni dorë në shkelje kushtetuese, dhjetëra e dhjetëra herë me veprimet e juaja që s’keni lejuar me funksionuar institucionet edhe me ecur me ecur tutje. Unë asnjëherë nuk i mohoj ato çka kanë ndodhur, as rritja e pagave, as shtesat për çdo kategori që i kemi bërë. Mirëpo, shpërndarja e parave duhet me qenë e targetuar në kategori, që ata i nxjerr prej rasteve sociale dhe mos me vazhduar me qenë në raste sociale. Dhe mbështetja duhet të jetë me ligj dhe transparente“, tha Hamza.






