Haliti: Kërkesa e Gërvallës për hapësira shtesë votimi ka qëllime politike

Gazetarja e ATV-së, Albina Haliti, në emisionin COMPASS, duke komentuar letrën e ministres Donika Gërvalla për hapësira shtesë votimi jashtë përfaqësive diplomatike, e cilësoi atë si një veprim me prapavijë politike.

Haliti tha se kërkesa nuk ka bazë, pasi ligji aktual për zgjedhje ofron tri forma funksionale votimi për bashkatdhetarët.

“Kjo letër dhe letrat e tjera të dërguara nga ministrja Gërvalla janë puro politike dhe kanë qëllim që ta ruajnë maksimizimin e votës së diasporës përmes këtyre formave. Bashkatdhetarët kanë gjetur mënyra për të votuar edhe gjatë kohës kur ishte shumë e vështirë, e lëre më tani kur ligji është shumë funksional,” tha Haliti.

Ajo shtoi se shifrat e ulëta të regjistrimeve në disa qendra jashtë vendit tregojnë se kauza është e mbivlerësuar dhe e motivuar politikisht.

Intervistën e plotë të Albina Halitit në emisionin COMPASS në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA