Kandidati për deputet nga PDK, Perparim Gruda, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se çështja e Gjykatës Speciale do të jetë fokusi kryesor i qeverisë së ardhshme, e udhëhequr nga Bedri Hamza.
Gruda tha se Gjykata Speciale është një problem serioz që ka rënduar mbi Kosovën dhe që qeveria do të luftojë për ta rivendosur atë në kuadrin e drejtësisë evropiane.
“Gjykata Speciale është një çështje serioze që rëndon edhe mbi Kosovën. Çështja e Gjykatës Speciale është prioriteti absolut i Qeverisë së Kosovës. Kandidati për kryeministër, zoti Hamza, e ka thënë këtë edhe në takim me veteranë”, tha Gruda.
Ai shtoi se qeveria do të dialogojë me vendet financuese, si SHBA dhe BE-në, për të kthyer institucionin në binarët normalë të drejtësisë.
Deklaratën e plotë të Perparim Grudës në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: