spot_imgspot_img
spot_img

Graham Potter drejt pankinës së Suedisë pas shkarkimit të Tomasson-it – “Jam gati për këtë sfidë”

Ish-trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka konfirmuar se është i hapur për të marrë drejtimin e Kombëtares së Suedisë, pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson, që u largua nga posti për shkak të rezultateve të dobëta në kualifikueset e Botërorit 2026.

Aktualisht, Suedia ndodhet në vendin e fundit të grupit me vetëm një pikë, pas humbjes zhgënjyese ndaj Kosovës, çka e detyroi federatën suedeze të kërkojë menjëherë një emër të ri në pankinë.

Në një intervistë për Fotbollskanalen, Potter pranoi se po qëndron në vendin skandinav dhe është duke e shqyrtuar mundësinë për të marrë detyrën:

“Jam aktualisht në Suedi, në shtëpinë time këtu. Jam mes dy punëve, sapo kam lënë Ligën Premier. Jam i hapur për çdo mundësi ku mendoj se mund të ndihmoj. Detyra e trajnerit të kombëtares suedeze është fantastike,” – deklaroi ai.

Trajneri anglez 50-vjeçar gëzon reputacion të lartë në Suedi, pasi me klubin Östersund kishte bërë histori, duke e ngritur nga kategoria e dytë deri në elitë, fituar Kupën e Suedisë dhe siguruar një pjesëmarrje të paharrueshme në Ligën e Evropës, përpara se të kalonte në Angli te Swansea, Brighton dhe Chelsea.

Potter theksoi gjithashtu se paratë nuk janë më prioritet në këtë fazë të karrierës së tij:

“Kam qenë me fat që kam pasur një karrierë të tillë. Jam në një pozitë të mirë financiarisht, ndaj tani nuk mendoj më për aspektin ekonomik kur marr vendime.”

Nëse Potter pranon detyrën, Suedia jo vetëm do të fitonte një trajner me përvojë të gjerë në Premier League, por edhe një figurë që e njeh mirë futbollin suedez dhe kulturën e tij.
Ndërkohë, suedezët mund t’i bëjnë një nder Kosovës muajin e ardhshëm, pasi nëse arrijnë të ndalojnë Zvicrën dhe “Dardanët” mposhtin Slloveninë, atëherë fatet e kualifikimit për Botërorin 2026 mund të vendosen në Prishtinë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA