-1.4 C
Pristina
Tuesday, December 16, 2025

Google Translate pasurohet me gjuhë të reja

Sipas raportimeve, aplikacioni tashmë po shton edhe portugalishten dhe gjermanishten si gjuhë që mund të mësohen nga folësit e anglishtes

Google Translate po shkon një hap më tej në fushën e edukimit gjuhësor.

Gjatë verës, kompania publikoi një mjet të ri për mësimin e gjuhëve, i cili tani po zgjerohet në gjuhë të reja.

Së fundmi, Google ka shtuar në heshtje disa gjuhë të tjera që përdoruesit mund t’i praktikojnë përmes aplikacionit Translate.

Fillimisht, versioni beta i Modalitetit Practice u prezantua për t’u mundësuar folësve të anglishtes të mësonin spanjisht dhe frëngjisht, si dhe për t’u mësuar anglisht atyre që flasin frëngjisht, spanjisht ose portugalisht.

Sipas raportimeve, aplikacioni tashmë po shton edhe portugalishten dhe gjermanishten si gjuhë që mund të mësohen nga folësit e anglishtes.

Google Translate tani u ofron mësim anglishteje folësve të tetë gjuhëve të reja: bengalishtes, gjermanishtes, hindi (gjuha indiane), italishtes, holandishtes, rumanishtes, suedishtes dhe kinezishtes.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA