spot_imgspot_img
spot_img

Goditje e madhe në merkato: Isak i bashkohet Liverpoolit

Pas muajsh spekulimesh, telenovela e gjatë për të ardhmen e sulmuesit suedez ka marrë fund. Fabrizio Romano e ka konfirmuar transferimin, duke i dhënë fund çdo dileme: Isak do të veshë fanellën e “The Reds”.

Marrëveshja mes Liverpoolit dhe Newcastle United ka kapur shifrën e 130 milionë funteve – një rekord i ri për Premier League dhe transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit nga “Anfield”.

Isak, 25 vjeç, pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot (e hënë), ndërsa prezantimi zyrtar pritet të ndodhë menjëherë pas përfundimit të procedurave formale. Ky transferim shënon një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës.

Shuma e paguar për suedezin thyen edhe rekordin e brendshëm të Liverpoolit, i cili vetëm pak javë më parë kishte shpenzuar 116 milionë funte për Florian Wirtz. Lëvizje që sinjalizon qartë ambicien e klubit për të ndërtuar një skuadër elitare.

Largimi i Isakut nga Newcastle nuk ishte befasues. Prej kohësh ai kishte shprehur pakënaqësi ndaj drejtuesve të klubit, duke i akuzuar për mosmbajtje premtimesh – sinjale që paralajmëronin një largim të afërt.

Tani, ai është gati të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e Arne Slot, trajneri që synon të përforcojë ofensivën dhe të mbrojë titullin kampion.

Liverpooli ka hyrë fuqishëm në sezonin e ri – me tre fitore në po aq ndeshje, përfshirë edhe suksesin minimal 1–0 ndaj Arsenalit. Dhe me mbërritjen e Isakut, pritshmëritë rriten edhe më shumë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA