Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur para sfidës kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të vitit të ardshëm.
Para trajneri slloven, foli menaxheri i kombëtares, Bajram Shala i cili zbuloi se anësori Edon Zhegrova është në dyshim për këtë ndeshjes, ndërsa do të mungojnë edhe Beka, Vladi dhe Paqarada.
“Dje ka pësuar lëndim Ismajl Beka, kurse përveç tij, lëndime në ndeshjet e fundit me klubet e tyre kanë pësuar edhe Shkëlqim Vladi, Lart Paqarada dhe jemi akoma në pritje të përgjigjes definitivë në lidhje me Edon Zhegrovën që po ashtu ka pasur problem me një lëndim dje dhe sot është duke i përfunduar testet mjekësore para se të merret vendimi definitiv për të, kurse me ftesën e selektorit, pas ndeshjeve të këtij vikendi, ekipit do t’i bashkohet Mërgim Vojvoda.”, tha Shala.
Ndërsa trajneri Primoz Gliha theksoi se kjo ndeshje, por edhe ato të radhës do të shërbejnë më shumë për lojtarët që janë ftuar nga liga e Kosovës. Ai ka thënë se pret paraqitje të mira nga ana e tyre sepse kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.
“Andorra është ekipi i vështirë për të luajtur futboll…Ata luajnë mbrojtje shumë të ngjeshur në stilin italian ‘Katanagjo’, kështu që është shumë e vështirë për të shënuar gola kundër tyre. Mirëpo në futboll asnjëherë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë, për mua është e rëndësishme se futbollistët nga liga e Kosovës të tregojnë paraqitje të mira, ata që nuk e kanë pasur rastin të luajnë shumë deri më tani, të tregojnë ndeshje të mira dhe të kemi paraqitje sa më të mirë në aspektin individual për ta por edhe si ekip sepse kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi.”, tha Gliha.
Trajneri slloven foli edhe për mos-ftesën e Emir Sahitit për të cilin tha se në rolin e tij ka shumë konkurrencë brenda Kombëtares së Kosovës.
“Lojtarët vendosin në mënyrë individuale se për cilën kombëtare duan të luajnë, kjo është përgjegjësi dhe çështje e tyre, jo e imja. Kurse sa i përket lojtarëve si Emir Sahiti, ai është lojtar shumë i mirë, mirëpo duhet ta kemi parasysh që për një periudhë shumë të gjatë i ka shënuar tre gola, kështu që duhet ta kemi parasysh edhe konkurrencën që e kemi në pozicionin kua luan Emir Sahiti apo lojtarët tjerë që i përmendët sepse kemi konkurrencë bukur të madhe, mos të harrojmë që kemi një lojtar si Ermal Krasniqi që po ashtu është i lënduar.”, theksoi Gliha.
Ai ka folur edhe për situatën në ndeshjen e Rumanisë ku e tërhoqi vrullshëm për krahërori Edon Zhegrovën, duke zbuluar se cilat sihin fjalët që ia tha anësorit të Lillë.
“Ka qenë një situat goxha speciale. E kemi parë që të gjithë futbollistët dhe stafi dhe të tjerët janë drejtuar tek gjyqtari. K qenë një ndeshje aspak e lehtë për t’u menaxhuar edhe në aspektin emocional, i kemi pasur nëntë karton të verdhë, kartonin e kuq të Vedat Muriqit, por unë kam qëndruar aty për të provuar që t’i mbroj lojtarët nga ndëshkimet e radhës dhe kam tentuar për t’i qetësuar ata. Kështu që në atë situatë e kam tërhequr Edon Zhegrovën për dore dhe i kam thënë atje është porta, duhet të shënosh tre gola dhe në atë formë ua jep përgjigjen edhe publikut që ofendonte shtetin e Kosovës, edhe gjyqtarëve dhe të gjithëve.”, ka deklaruar Gliha.
Sa i përket ndeshjes kundër Izraelit, menaxheri Bajram Shala ka thënë se janë duke e pritur vendimin e UEFA-s mbi atë nëse do të zhvillohet apo do të shtyhet kjo ndeshje. /kp