Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që drejtësia tash të veprojë në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar.
Deklarata e Hamzës vjen kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po sghkon drejt fundit.
Ai mes tjerash tha se vendimi përfundimtar do të jetë edhe prova e “ndërgjegjës ndërkombëtare ndaj së vërtetës”.
Postimi i plotë:
Sot nisi faza përmbyllëse e një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë. Për më shumë se pesë vjet, çlirimtarët tanë, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesorë, qëndruan me dinjitet dhe argumente të fuqishme, duke rrëzuar akuzat një nga një.
Tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar.
Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës.
Kosova beson! Liri për çlirimtarët!






