11.9 C
Pristina
Tuesday, March 3, 2026

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për pezullimin e Belinda Ballukut

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka zbardhur vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra të ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga SPAK.

Vendimi, u mor pas shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje kompetence midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Konflikti nisi kur Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Ballukun.

Kryeministri i kërkoi Kushtetueses shfuqizimin e pezullimit, duke argumentuar se:

1. Pezullimi cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat ekskluzive të Kryeministrit dhe Presidentit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

2. Pezullimi shkel imunitetin e garantuar për anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ngjashëm me imunitetin e deputetit, i cili nuk mund të pezullohet pa autorizimin e Kuvendit.

Qëndrimet e institucioneve të tjera

1. Kuvendi mbështeti kërkesën e Kryeministrit, duke argumentuar se pezullimi krijon vakum institucional.
2. SPAK kundërshtoi, duke theksuar se masa është procedurale dhe nuk prek funksionimin e ministrisë.
3. Presidenti la vendimin në dorë të Kushtetueses për interpretimin e masës në raport me ndarjen e pushteteve.

Gjykata Kushtetuese u nda në dy qëndrime të barabarta (4 me 4):

1. Një grup gjyqtarësh kërkonte që pezullimi të kushtëzohej me autorizim paraprak të Kuvendit, për të balancuar ndjekjen penale dhe funksionimin e ekzekutivit.
2. Tjetri argumentonte se imuniteti nuk përfshin pezullimin, që prek individin dhe jo institucionin, ndaj nuk kërkohet autorizim nga Kuvendi.

Në mungesë të shumicës prej 5 votash, Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Kryeministrit dhe hoqi masën e pezullimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që kishin qenë të përkohshme gjatë shqyrtimit./EuronewsAlbania/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA