Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gjini: Vota e mërgatës është kryekëput emocionale, partitë s’kanë projekte konkrete për ta

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gjini: Vota e mërgatës është kryekëput emocionale, partitë s’kanë projekte konkrete për ta

Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Labinot Gjini, në emisionin COMPASS në ATV, deklaroi se mërgata voton më shumë në bazë emocionesh, pasi në Kosovë nuk ekziston ndonjë plan konkret që të përfshijë projektet e qyteteve ku ata jetojnë.

Ai tha se partitë politike formojnë degë jashtë vendit, por nuk hartojnë strategji për të bashkëpunuar efektivisht me mërgimtarët në vendbanimet e tyre.

Reklamë

“Ne formojmë për shembull degë në Gjenevë, AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje e tjerë. Ne duhet t’ua kurrkujtojmë partive politike dhe bashkërisht të gjejmë format e reja të votimit apo të ndërlidhjes politike të mërgatës me vendin tonë, sepse ne nuk kemi asnjë projekt për Gjenevën, as për Lionin, as për Hamburgun, as Shtutgardin, e tjerë. Nuk kemi projekte ne AAK-ja, as Lëvizja Vetëvendosje, as tjerë. Dhe ne nuk kemi asgjë të bëjmë faktikisht me ato qytete ku ata jetojnë”, deklaroi Gjini.

Sipas tij, vota e mërgatës s’ka bazë konkrete për zhvillim lokal, por mbetet veçse një akt simbolik ose emocional ndaj Kosovës.

“Do të thotë që vota e mërgatës nuk është e territorializuar, do të thotë nuk ka prekshmëri, ajo është vetëm votë emocionale dhe votë emocionale në kuptimin, për zonën e Kosovës” tha Gjini.

Deklaratën e plotë të Labinot Gjinit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Gjini: Vota e mërgatës është kryekëput emocionale, partitë s’kanë projekte konkrete për ta | ATV