Një burrë është gjetur pa shenja jetë në Drenas.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e 24-orësh të Policisë.
Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.