12.4 C
Pristina
Saturday, February 28, 2026

Ganimete Musliu përkujton Betejën e Çirezit dhe Likoshanit: Lavdi të rënëve për liri!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka përkujtuar sot Betejën e Çirezit dhe Likoshanit, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e luftës për liri dhe pavarësi.

“Sot me përulje nderojmë betejën e lavdishme të Çirezit dhe Likoshanit. Beteja e Çirezit dhe Likoshanit është një ngjarje e rëndësishme në historinë e luftës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka theksuar se kjo betejë pati ndikim të madh në forcimin e unitetit dhe të luftës së armatosur, duke e konsideruar si një moment kyç të qëndresës.

“Në Çirez dhe Likoshan djemtë më të mirë, bashkë me popullatën e kësaj treve, luftuan me guxim dhe vendosmëri kundër hordhive serbe, duke dëshmuar se aspiratat tona për liri janë më të forta se çdo sulm ushtarak dhe policor”, ka deklaruar ajo.

Sipas Musliut, beteja e këtyre fshatrave mbetet një shembull i qëndresës, guximit dhe sakrificës për atdhe. “Është një moment që mbetet i paharruar në kujtesën kolektive të shqiptarëve si jehona e parë lajmëtare e lirisë”, është shprehur ajo.

Deputetja ka përmendur edhe familjet Rexhepi, Sejdiu, Ahmeti, Nebihu, Xheli, Rama dhe Behrami, duke theksuar se ato “qëndrojnë krenare për familjarët e tyre që u bënë themel i lirisë që ne e gëzojmë sot”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA