FSK-ja demonstron “Ujkun e çeliktë”

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Para komandantes supreme e demonstruan ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” dhe operacionet ushtarake.

Ushtrimi fushor, që u realizua në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë, sipas presidentes Vjosa Osmani, dëshmon se FSK-ja ka standarde të larta.

“Ju sot me demonstrimin tuaj dëshmuat fuqishëm se pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti shtetëror mbrohen me ushtrinë e saj, me aftësitë dhe kapacitetet operacionale e në ndërveprueshmëri të plotë me forcat aleate”, tha Osmani.

Ushtrimin e mbi 1 mijë pjesëtarëve të FSK-së, kryeministri Albin Kurti e cilësoi më të madhin e më të sofistikuarin.

“Jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta. Për ushtrim e në ushtrimin më të madh të NATO-s “Defender Europe 2025” kësaj radhe jo vetëm si pjesëmarrës, por edhe si nikoqir dëshmuam se po bëhemi gati me zell të madh e disiplinë të madhe. Ushtrimi “Ujku i Çeliktë” nuk është thjesht një ushtrim i radhës, është një ushtrim që tregon shpirtin tuaj ushtarak”, tha Kurti.

Kur aktivitetet i përfunduan, e lëvdatat nga krerët e shtetit i dëgjuan, ushtarët e FSK-së, ia thanë këngës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA