FSHF me fushatë mbëshetëse për këngën “TITAN” në Eurovision

Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në përkrahje të këngëtares, Besa Kokëdhima, e cila sonte do të prezantohet në festivalin evropian të këngës ‘Eurovision’ në Malmo të Suedisë.

FSHF përmes një postimi në faqen zyrtare ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të mbështesin këngën e përfaqësueses së Shqipërisë, derisa ka bërë të ditur se pjesë e fushatës mbështetëse të këngëtares Kokëdhima janë bërë edhe futbollistët e kombëtares kuqezi.

“Ndërkohë që Shqipëria bëhet gati për “Euro 2024”, një tjetër sfidë i bashkon të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen në mbarë botën. Sot në mbrëmje në orën 20:30, Shqipëria do të “luajë” në europianin e muzikës – “Eurovision 2024” ku do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike me këngën TITAN. Pjesë e fushatës për të mbeshtetur fuqishëm rrugëtimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” janë bërë edhe djemtë e Kombëtares kuqezi, teksa disa prej tyre kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për të dhënë kontributin me votë në kodin 02. Të gjithë së bashku të bashkohemi dhe të mbështesim këngën TITAN dhe Besën, përfaqësuesen e shqiptarëve në “EUROVIZION 2024”! Të “zbresim të gjithë në skenë” sot me votën tonë për Shqipërinë!”, shkruan FSHF.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA