Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, vlerësoi organizimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë duke thënë se Kosova ka strukturën më të mirë të demokracisë në rajon dhe se është shembull për tërë Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë përmendi nevojën për formim të qeverisë së re, derisa kërkoi bashkëpunim të partive politike.
Krahas këtyre, Mandl është optimist se në krye me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Kaja Kallas do të ketë lëvizje përpara në dialogun Kosovë-Serbi.
“Është një shenjë shumë e mirë për rajonin dhe për botën që Kosova vazhdon të realizojë zgjedhje demokratike, gjë që vlerësohet shumë. Raporti zyrtar i Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së, ende nuk është publikuar, por Jam i sigurt se do të jetë raport i mirë me rekomandime të mira dhe mesazh të qartë.
Kosova ka strukturën më të mirë të demokracisë në rajon dhe është shembull për të gjithë rajonin”, tha ai.