Roberto Firmino, fitues i Champions League me Liverpoolin në sezonin 2018/19, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një ofertë nga Real Madridi.
Braziliani tregoi se pas përfundimit të aventurës me të kuqtë në vitin 2023, “Los Blancos” ishin të interesuar për të, por kjo nuk ishte opsioni i tij i preferuar. Ai vendosi të presë ofertën e Al-Ahli në Arabinë Saudite.
“Real Madridi shprehu interes, por nuk ishte zgjedhja ime e parë. Duhej të prisja derisa të merrja ofertën nga Al-Ahli. I konsiderova të dy opsionet dhe vendosa të bashkohem me Al-Ahli – mendoj se ishte vendimi i duhur,”
“E refuzova Real Madridin dy herë. Një herë kur shkova në Liverpool dhe një herë para se të shkoja në Arabi” tha ai.
34-vjeçari gjatë afatit të verës shkoi tek Al Saddi në Katar për 7 milionë euro. /ATVLIVE.TV






