Fenerbahçe ka fituar trofeun e Superkupës së Turqisë,ku në finale mundi rivalin e përbetuar Galatasarayin me rezultat 2:0.
Galata rrezikoi së pari përmes Mauro Icard-it me kokë,por Ederson ia mohoi golin argjentinasit.
Më pas Feneri e morri lojën në kontroll dhe në minutën e 28-të transferi i janarit tek nënkampionët e Turqisë Matteo Guendouzi shënoi për 1:0,që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Fenerbahcen që realizoi edhe golin e dytë,ku Jayden Oosterëolde shënoi për 2:0.
Deri në fund Feneri pati edhe disa mundësi për të thelluar epërsinë por në fund më gola nuk pati,dhe kështu Fenerbahce e nisi me trofe vitin 2026 duke e fituar Superkupën e Turqisë për herët të 10-të në histori.






