​Federata e Notit e fiton në CAS rastin e padisë nga notari Adel Sabovic

Federata e Notit të Kosovës ka bërë të ditur se ka dal triumfuese në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ku kjo federatë ishte paditur nga notari Adel Sabovic.

Notari në fjalë kishte kërkuar që të jetë i përfshirë në listën e notarëve që do ta përfaqësonin Kosovën në Kampionatin Botëror në Doha të Katarit.

Me këët rast, avokati i Federatës së Notit, Fis Murati ka thënë se rastin e fituan pasi paraqitën fakte që mohonin pretendtimet e notarit.

“Atleti Adel Sabovic e ka paditur në fund të vitit 2023 Federatën e Notit të Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ku i njëjti kërkonte që të bëhej pjesë e garës në Doha në Katar edhe përkundër asaj që nuk i kishte ndjekur procedurat dhe nuk i kishte plotësuar kushtet e përcaktuara nga Federata e Notit me rregullore të brendshme si dhe nga Federata Ndërkombëtare e Notit me aktet e saj të brendshme. I njëjti pretendtonte se ishte diskriminuar nga ana e Federatës së Notit, mirëpo gjatë procesit gjyqësor ne e kemi argumentuar se nuk ka pasur diskriminim dhe se Federata e Notit i trajton të gjithë sportistët në mënyrë të barabartë”, tha Murati.

Ai shtoi se në procesin gjyqësor, pala paditëse provoi që ta mohonte ekzistencën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Kosovë.

“Duhet të potencojmë që gjatë këtij procesi gjyqësor nga avokatët e palës kundërshtare është tentuar që të mohohet ekzistenca e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Kosovë e cila operon pranë KOK-ut, mirëpo ne nuk e kemi lejuar një gjë të tillë, për shkak se në bazë të argumenteve të cila i kemi ofruar dhe në bazë të provave që i kemi deponuar kemi arritur që ta bindim gjykatën se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Kosovë është funksionale dhe e njëjta funksionon në bazë të ligjit sport, në bazë të statutit të KOK-ut dhe në bazë të rregullores së saj të brendshme”, tha më tutje Murati.

Ndërsa kryetari i Federatës së Notit, Agron Zeqiri, tha se ky ishte një skenar për të cili kjo federatë nuk ishte fare në dijeni, por që u njoftuan nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

“Sipas nesh këtu, pretendimeve që i kemi në Federatën e Notit të Kosovës është një skenar i cili ka filluar në vitin 2022 nga persona që ne tani i kemi identifikuar. Fillimisht nuk kemi pasur njohuri për këtë skenar që ka ndodhur, të gjitha informatat, të gjitha provat, të gjitha dokumentat ne na i ka dorëzuar CAS-i në Lozanë, sepse për ne do të kishte mbetur sekret, por për një gjykim fer, Gjykata Ndërkombëtare i trajton të dy palët të barabarta në aspekt të informatave të nevojshme në gjykim”, ka thene Zeqiri.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA