​Evakuohen banorët në një fshat të Maqedonisë së Veriut të bllokuar nga bora

Të gjithë banorët e fshatit Leunovë të Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin të bllokuar stuhia e borës janë evakuuar.

Edhe vizitorët e një hoteli në Mavrovë, të cilët gjithashtu mbetën të ngujuar si pasojë e bllokimit të rrugëve, janë evakuuar. Autoritetet apelojnë tek qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve.

Ndërkaq, komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte të dimrit por pa probleme të theksuara. Borë me intensitet të dobët ka nëpër tërë Maqedoninë Perëndimore, përderisa në pjesët e tjera të vendit reshjet janë me shi. Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda ngarkuese ka në zonën malore Mavrovë.

Në drejtimin rrugor Tetovë- Kodër e Diellit është vendosur ndalesë për automjete të rënda në drejtim të fshatit Lisec, ndërsa për automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore. /Alsat.mk

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA