Është duke vazhduar në javën e dytë greva e punëtoreve teknike të Kuvendit

PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI

Njolla e kafesë në dysheme nuk u largua sikurse as gotat mbi tavolinat e punës, rreth të cilave u mbajtën disa mbledhje të komisioneve të Kuvendit.

Edhe hapësirat e tjera të Kuvendit mbetën të papastruara për shkak të grevës së punëtoreve teknike të këtij institucioni, e cila hyri në javën e dytë.

Greva do të vazhdojë ndonëse numri i grevisteve është zvogëluar. Pesë nga 19 punëtore hoqën dorë nga kërkesat. Megjithatë, pjesa tjetër është e vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes.

Pas takimit që javën e shkuar këto punëtore patën me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci e cila u kërkoi dëshmi mbi shkeljet e pretenduara të operatorit ekonomik, shkresa tashmë është dorëzuar.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, greva nuk do të ndërpritet as pas 1 tetorit kur pritet të hyjë në fuqi Ligji për Pagën Minimale.

Grevën e punëtoreve teknike po e përkrahin edhe deputetët.

Për grevën e kërkesat e punëtoreve, ATV-JA adresoi pyetje te zyrtarët e kabinetit të kryetarit të Kuvendit, megjithatë nuk mori përgjigje.

Ndërsa, javën e shkuar nënkryetarja e Kuvendit njoftoi se nëse shkeljet e operatorit ekonomik dëshmohen, Kuvendi mund të ndërpresë kontratën me të.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA