Escobar arrin në Presidencë, pritet nga Vjosa Osmani

I dĂ«rguari i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, Gabriel Escobar, ka mbĂ«rritur nĂ« PresidencĂ«, me ç’rast Ă«shtĂ« pritur nĂ« takim nga presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, raporton ATV.

Mediat janë lejuar të marrin pamje, ndërsa më pas do të ketë konferencë për media.

Një nga çështjet e pashmangshme të diskutimit pritet të jetë ndalimi i dinarit, derisa emisari amerikan pritet të takohet edhe me krerët opozitarë, por nuk ka pasur njoftime zyrtare për vendin dhe kohën e mbajtjes së takimeve.

Escobar po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë. Ai dje ishte në Belgjikë, ndërsa pas Kosovës do të udhëtojë edhe në Austri dhe Mal të Zi.

Kujtojmë se zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar në një konferencë për media online të martën ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vendimin e BQK-së për dinarin serb.

“Prej Brukselit do të udhëtojmë në Prishtinë ku do të fokusohemi për efektet dhe një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për dinarin”, ka thënë Escobar.

Ai ka shtuar se procesi i dialogut është në një moment kritik, dhe “më duhet të them se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

“I inkurajoj të dyja palët të implementojnë marrëveshjet e arritura sidomos atë të arritur në Ohër. Kjo është njëra ndër arsyet primare që po vizitojë Kosovën”, tha ai.

Escobar u shpreh se “duke injoruar dialogun Kosova po injoron partnerët evropianë”.

Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin serb, Escobar u shpreh se i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin seriozisht rekomandimet e tyre.

Ai u shpreh se kanë probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti.

 

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TĂ‹ TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SĂ‹ FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TĂ‹ TJERA