Xhudistja kosovare Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në granslamin “Sofia European Open 2026”.
Muminoviq në duelin për medaljen e bronztë mundi xhudisten nga Uzbekistani Ulbusin Khakimova,dhe atë me Yuko duke siguruar medaljen e parë për Kosovën në këtë garë.
Në rrethin e parë Muminoviq kaloi pa luftë,teksa në të dytin mundi me Yuko francezen Anaisi Perroti.
Në çerekfinale mundi me Ippon Fotimakhon Tursunboevan nga Uzbekistani,teksa në gjysmëfinale humbi ndaj xhudistes nga i njëjti shtet Laziza Haydarova.
Kujtojmë që në këtë garë kanë marrë pjesë edhe xhudistë të tjerë nga Kosova si: Fationa Kasapi e Laurinë Gashi në 52 kg,teksa Flaka Hoxha dhe Shpati Zekaj garojnë në garat deri në 57 kga respektivisht 100 kg.






