Si pasojë e erërave të forta, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve dhe objekteve të larta.
Lulëzim Fushtrica drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta, të cilat po fryejnë me shpejtësi prej 70 km/h.
“Të nderuar qytetarë, ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, ka shkruar Fushtica në Facebook.
Ndërkohë, “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, kanë publikuar disa pamje nga kryeqyteti, ku për shkak të erërave të forta, rrezikohet jeta e qytetarëve.
Kjo faqe ka publikuar pamje të cilat kanë rrezikuar edhe aksidente në komunikacion. Një rast është te një mbikalim në Veternik, ku baneri “Heronj të luftës”, pasi është shkoqur nga ky mbikalim ku ishte vendosur, ka përfunduar mbi një veturë që po kalonte kësaj rruge.