E përjetoi shumë keq qëndrimin larg vajzave, Diola Dosti rrëfen eksperiencën në Big Brother

Nutricionistja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti, ishte e ftuar të premten si mysafire speciale në “LIBERO”, për të shpalosur shumëçka sa i përket eksperiencës së saj në këtë reality show.

Diola ndau rrëfime nga qëndrimi i saj në “Big Brother”, në program të cilin u eliminua disa javë pasi që u bë pjesë e tij.

Fjala sfidë është shumë e vogël për ta përshkruar emocionin brenda në “Big Brother”…Kam 10 vite në media, por popullaritetin që ma dha Big Brother, nuk ma ka dhënë ajo eksperienca ime 10 vjeçare”, u shpreh Diola.

Ndërkaq, ajo rrëfeu dhe për vajzat e saj dhe sa e vështirë ishte për të, që të rrinte larg tyre, e sidomos fakti që për një kohë, gjatë divorcit me ish-bashkëshortin e saj, vajzat e saj ishin me babain e tyre.

Ku do që shkojë sot e kësaj dite, më thonë se nuk mbeti burrë dhe grua shqiptare pa qarë me momentin kur vajzat më vizituan në “Big Brother”, më kanë munguar shumë dhe e kam përjetuar shumë keq…Unë nuk jam vetëm nënë, jam edhe baba”, shtoi ajo.

Mes tjerash, Diola foli edhe për strategjitë e lojës së Luizit, personazhin më të përfolur të “Big Brother Vip Albania”, e për të cilin tha se deshëm apo jo, ai është fitues.

Për të shikuar intervistën e plotë të Diola Dosti, klikoni në linkun më poshtë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA