Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se po zhvillohet një operacion në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Operacioni është duke u realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, Prokuroria ka theksuar se nuk mund të japë detaje shtesë deri në përfundimin e operacionit.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin.