Java e katërt e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante, pas sfidës së zhvilluar të premten, ku Prishtina triumfoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 1-0.
Në orën 16:00, Llapi do të përballet me Dukagjinin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv për të grumbulluar pikë të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit.
Ndërkohë, nga ora 19:00, Drita e pret Drenicën në stadiumin me bari artificial në Gjilan. Kjo do të jetë ndeshja e parë si vendase për Dritën nën dritat e reflektorëve.
Dy takimet e tjera të kësaj jave do të zhvillohen të dielën, ku Ballkani do të përballet me Feronikelin ’74, ndërsa Malisheva do të presë Gjilanin.
Java e katërt pritet të sjellë përballje interesante dhe emocione të shumta për tifozët e futbollit kosovar.





