7.3 C
Pristina
Wednesday, January 7, 2026

Drilon Islami zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës

Mesfushori defensiv 25-vjeçar, Drilon Islami, është zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi ka realizuar një nga transferimet më të spikatura të afatit kalimtar dimëror, duke siguruar shërbimet e futbollistit nga Cluji.

Islami së fundmi luante në ekipin rumun Cluj, ndërsa më parë ishte shumë pranë një transferimi te kampioni i Kosovës, Ballkani. Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua për shkak të mungesës së një akordi përfundimtar. Pas dështimit të këtij transferimi, Shkëndija intensifikoi interesimin dhe hyri në bisedime konkrete me futbollistin.

Lajmin për transferimin e Islamit e ka konfirmuar vetë klubi duke teguar se 25 vjecari ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme.

Gjithashtu klubi nga Tetova i ka dëshiruar mirëseardhje dhe shume suksese me fanellën kuqezi.

Mesfushori defensiv pritet të rrisë ndjeshëm konkurrencën dhe cilësinë në repartin e mesfushës së kuqezinjve dhe konsiderohet një nga përforcimet më të rëndësishme të klubit në këtë afat kalimtar dimëror.

Para se të luante në Rumani, Islami ka mbajtur fanellën e Prishtinës, Ferizajt dhe Dritës në kampionatin e Kosovës, duke fituar përvojë të konsiderueshme në mesfushë. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA