Drejtori sportiv i PSG-së Luis Campos,ka përmendur arsyet se pse portieri Gianluigi Donnarumma u largua nga “Parku i Princave”.
Campos në një intervistë për RMC Sport ka deklaruar se janë disa arsye se pse Donnarumma u largua,dhe thotë se ishte paga e lartë që kërkonte gardiani italian.
“Klubi është më i rëndësishëm se kushdo. Kjo ka ndryshuar te PSG-ja. Rasti i Donnarummas ishte një sërë rrethanash që sollën këtë vendim, pasi ai kërkoi një pagë në nivelin e PSG-së së vjetër, jo atë aktual. Politika e pagave vlen për të gjithë.”
Përndryshe Campos shton se klubi është për të gjithë,dhe se nuk do të ndryshoj politika e klubit për shkak të një futbollisti të caktuar.
Kujtojmë që Gianluigi Donnarumma u largua nga PSG në drejtim të Manchester City-it,kurse në vend të tij kampioni i Francës dhe i Evropës transferoj Lucas Chevalier nga Lille.