Përgatiti: Arian Hajdaraj
Profesionistë të fushës së kontabilitetit dhe auditimit bashkë me udhëheqës të institucioneve u mblodhën me ftesë të institutit AAB.
Ata, për më shumë se 4 orë, diskutuan në konferencën “Transformimi digjital në fushën e kontabilitetit dhe auditimit”.
Adaptimi i aftësive të reja përkitazi me kërkesat e tregut, u konsiderua si domosdoshmëri e kohës.
Nga organizatorët, konferenca u konsiderua si mundësi e mirë për t’i kuptuar sfidat dhe mundësitë që sjell transformimi digjital.
Një pjesë e diskutimit përfshiu edhe Edukimin e Vazhdueshëm Profesional për Anëtarët e Institutit AAB.