“Kryeqytetin do ta brendojmë si qytet i inovacionit dhe rinisë” – ky ishte njëri nga premtimet e bëra nga kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Hajrulla Ceku, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e një kompanie teknologjike.
“Sipas vizionit tonë, Prishtina 2035 do të jetë me njësi të veçantë për TIK brenda Komunës, e cila i ka digjitalizuar shërbimet duke i bërë efikase dhe transparente.”- ka thënë mes tjerash Ceku.
Premtime për turizëm dhe bujqësi, ka dhënë në ditën e 12-të të fushatës elektorale, kandidati për Gjakovën Ardian Gola.
Derisa lundruan përgjatë lumit të Drinit bashkë me disa deputetë të Vetëvendosjes, Gola tha se synim I tij është shfrytëzimi i këtij potenciali ujor.
Falenderues për mbështetjen ishte kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili në takime të ndryshme me qytetarë po premton se do të punojë për të gjithë pa dallim.
Jashtë Kosovës doli për të marrë përkrahjen e bashkfshatarëve, kryetari aktual i Kamenicës, Kadri Rahimaj. Ai thotë se takoi diasporën duke kërkuar kështu mbështetje që të jetë kryetar edhe për katër vjet.
Ndërkaq Alban Hyseni, thotë se do të përkushtohet që çdo sfidë e personave me aftësi të kufizuara të zgjidhet.
Hyseni ndau edhe një video ku tregoi se në fushën e shëndetësisë investoi mbi 2 milionë euro.
Pikat e programit për gratë i shpalosi kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci. Në takim me vajza e gratë Peci tha se një nga prioritetet do të jetë banimi i përballueshëm social për nënat vetëushqyese.
Çaj e muhabet gjatë të mërkurës bëri kandidati për Prizrenin Artan Abrashi. Mbështetje për Abrashin kërkoi nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Kandidati për Ferizaj, Enver Haliti prezantoi projektin për çerdhe rrethore japoneze.
Veç Arsimit, Haliti premtoi mbështetje dhe zhvillim edhe për fushën e sportit.
Ndërkaq shëndetësia do të jetë prioritet për Taulant KElmendin nëse arrin të bëhet kryetar i Pejës.
Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.