E arta jonë olimpike, Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e mposhti në çerekfinale xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva, raporton KosovaPress.
Deri te gjysmëfinalja, Distria në raundin e parë ishte e lirë kurse në të dytin fitoi me Wazaari dhe Ippon kundër kroates, Ana Viktorija Puljiz.
Distria vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, duke e mposhtur Mammadaliyeva të Azerbajxhanit.
Tani, në gjysmëfinale Krasniqi do të përballet me nënkampionen olimpike nga Rio 2016 në këtë kategori, Odette Giuffrida.