E arta jonë olimpike, Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës medalje nga Kampionati Evropian i xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e ka mposhtur në gjysmëfinalen xhudisten italiane, Odette Giuffrida, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, deri te finalja, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti kroaten, Ana Viktorija Puljiz, kurse në çerekfinale fitoi kundër xhudistes nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.
Distria vazhdoi me fitore edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur italianen Odette Giuffrida.
Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Franca, Amandine Buchard.