Kalo te përmbajtja
Të fundit

Disa të rinj protestojnë në përkrahje të Palestinës, kërkojnë nga Qeveria të ndryshojë qëndrim

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Disa të rinj protestojnë në përkrahje të Palestinës, kërkojnë nga Qeveria të ndryshojë qëndrim

Një grup të rinjsh kanë protestuar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në përkrahje të Palestinës. Ata kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndryshojë qëndrim pro Izraelit, raporton EO.

Ata kanë mbajtur në duar flamuj të shtetit palestinez dhe pankarta ku kërkohej “drejtësi për Palestinën”.

Reklamë

“Bombardimi i fëmijëve nuk është vetëmbrojtje”, shkruante në njërën nga pankartat.

“Qeveri ndrysho qëndrimin pro gjenocidal”, shkruante në një tjetër.

Asnjëri nga protestuesit nuk deshi të prononcohej për medie dhe nuk treguan nëse i përkasin ndonjë organizate.

Reklamë

Disa të rinj protestojnë në përkrahje të Palestinës, kërkojnë nga Qeveria të ndryshojë qëndrim | ATV