Ka disa aktorë, , muzikantë dhe personalitete televizive të realitetit që kanë botuar libra, duke ndarë një pjesë të kujtimeve të jetës së tyre, dhe shumë admirues të tyre mund të marrin një vështrim tjetër nga prapaskenat e jetës së tyre, nga edukimi i tyre deri te sfidat me të cilat janë përballur për të arritur këtu ku janë sot. Disa mund t’ju bëjnë të qeshni, disa mund të ju bëjnë të qani dhe mësoni diçka që nuk e dinit për yllin tuaj të preferuar.
Një nga librat më të sukseshëm është ‘’Becoming’’ nga Michelle Obama e cila është një nga personalitetet më të dashura publike, ndryshe e njohur edhe si ish- Zoja e parë e Amerikës. Libri i Michelle Obama ka shitur pothuajse 10 milionë kopje. Si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – e para afrikano-amerikane që shërbeu në këtë rol, fut lexuesit në botën e saj, duke kronizuar përvojat që e kanë formësuar atë – që nga fëmijëria e saj. Ajo përshkruan triumfet dhe zhgënjimet e saj, publike dhe private, duke treguar historinë e saj të plotë siç e ka jetuar – me fjalët e saj dhe me kushtet e saj.
Në ‘’Spare’’ nga Princi Harry,flitet për kohën para se të humbiste nënën, princi dymbëdhjetë vjeçar Herri njihej si i shkujdesur, zëvendësuesi fatlum trashëgimtarit më serioz. Dhimbja ndryshoi gjithçka. Ai luftoi në shkollë, luftoi me zemërimin, vetminë dhe, për shkak se fajësoi shtypin për vdekjen e nënës, luftoi të pranonte faktin se jeta e tij ndodhej në qendër të vëmendjes. Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Më pas, flet për njohjen me Megan dhe se si ata ranë pre e shtypit,duke iu nënshtruar valëve të abuzimit, racizmit dhe gënjeshtrave.
Libri The Woman in Me shpjegon vështirësitë e jetës së Britney Spears duke shpalosur të vërtetën për herë të parë në jetën e saj. Britney mes tjerash tregon se kishte abortuar një fëmijë gjatë kohës që ishte në një lidhje me Justin Timberlake dhe se ajo donte ta mbante fëmijën dhe pranoi t’i nënshtrohej një aborti vetëm me insistimin e Timberlake.
Libri i Matthew Perry, me kujtime “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing, në më shumë se 250 faqet që shkroi, aktori detajon betejën e tij personale me varësitë, duke zbuluar se ai shpenzoi miliona dollarë në rrugëtimin e tij drejt të qenurit esëll.
‘’Worthy’’ është historia e Jada Pinkett Smith, që nga vitet e hershme, deri te fama. Kujtimet e saj janë sa edukative dhe frymëzuese, aq edhe informuese, në një mënyrë që vetëm ajo mund ta bëjë.
Libri prej 336 faqesh i Paris Hilton hedh një vështrim të thellë në sfidat e rënda që ka përjetuar në jetë gjatë dekadave. Duke zbuluar fëmijërinë e saj, përvojën me abuzimin verbal dhe fizik, ajo bën që lexuesit ta kuptojnë forcën që iu desh për t’i bërë ballë viteve të presionit të jashtëzakonshëm publik.
Libri i Emily Ratajkowsi i titulluar “My Body”, përbëhet nga ese që kujtojnë momentet e jetës së saj ndërsa eksploron komoditetin e trupave të grave dhe seksualitetin e tyre. Në vitin 2013, ajo ka qenë pjesë e video klipit të këngës “Blurred Lines”, ku në libër ajo tregon me detaje se si këngëtari Robin Thicke i ka prekur gjoksin pa pëlqimin e saj. Tutje libri tregon për fiksimin e familjes me pamjen e saj dhe mënyrën se si të rriturit e seksualizuan që në një moshë të re dhe që në moshë të re, Ratajkowski e kuptoi që pamja e saj e bënte të dallohej, veçanërisht në sytë e prindërve të saj.
Në librin e Amy Schumer ‘’ The Girl With the Lower Back Tattoo’’, flitet për për histori të takimeve dhe të gjitha gjërave të çuditshme që I jetoi. Ajo nuk ka frikë të flasë sinqerisht për pjesët e vështira të jetës së saj, duke përfshirë abuzimin, sulmin seksual dhe sëmundjen e babait të saj./NO FILT