Pa fitues në kryederbin e Anamoravës, Gjilani dhe Drita ndajnë pikët

Gjilani dhe Drita kanë luajtur baras në kryederbin e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës, në një përballje që përfundoi pa gola, me rezultatin 0:0.
Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, asnjëra nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës, duke bërë që dy rivalët e mëdhenj të ndajnë nga një pikë.
Reklamë
Ndeshja ishte mjaft e baraspeshuar që nga fillimi, me Gjilanin që u shfaq më kërkues në minutat e para, duke krijuar disa aksione të rrezikshme, por pa arritur t’i konkretizonte ato.
Edhe Drita pati momentet e saj të mira gjatë takimit, duke ndërtuar disa sulme premtuese, mirëpo futbollistëve të saj u mungoi saktësia në momentet vendimtare.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe kryederbi i Anamoravës u mbyll me rrjeta të paprekura.
Pas këtij barazimi, Drita vazhdon të renditet në pozitën e tretë me 28 pikë, ndërsa Gjilani mbetet një vend më poshtë, në pozitën e katërt me 23 pikë.
Reklamë







