Kalo te përmbajtja
Të fundit

Agit Kabayel arkëton deri në 7 milionë euro nga dueli me Nelson Hysën, shqiptari përfiton shumë më pak

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Agit Kabayel arkëton deri në 7 milionë euro nga dueli me Nelson Hysën, shqiptari përfiton shumë më pak

Nelson Hysa pësoi humbjen e parë në karrierën e tij profesionale në boks, duke humbur mundësinë për t’u shpallur kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda. Boksieri shqiptar u detyrua të dorëzohej pas vetëm pesë minutash përballje me Agit Kabayelin, për shkak të një dëmtimi në bërryl.

Megjithatë, dueli i zhvilluar në Duseldorf rezultoi tejet fitimprurës për boksierin gjerman. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Kabayel ka përfituar deri në 7 milionë euro nga kjo përballje.

Reklamë

Boksieri me prejardhje kurde raportohet se ka përfituar 60 për qind të të ardhurave nga shitja e biletave dhe transmetimet me pagesë. Pagesa e tij bazë ishte rreth 3.6 milionë euro, ndërsa përfitimet shtesë e kanë çuar shumën totale në shifra shumë më të larta.

Në anën tjetër, Nelson Hysa raportohet se ka përfituar rreth 450 mijë euro si pagesë bazë, sipas platformës “Pursue Payouts”. Megjithatë, deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për përfitime të tjera financiare të boksierit shqiptar.

Interesimi për këtë përballje ishte mjaft i madh, pasi në stadiumin e Duseldorfit ishin të pranishëm rreth 53 mijë tifozë.

Pas ndeshjes, Hysa deklaroi se kishte qenë pranë nokautimit të Kabayelit, duke pretenduar se goditja e tij e kishte tronditur rëndë kundërshtarin. Megjithatë, sipas boksierit shqiptar, Kabayel e goditi në bërryl, duke i shkaktuar dëmtimin që e detyroi të dorëzohej.

Kështu, Agit Kabayel arriti ta mbrojë statusin e tij si kampion, ndërsa Nelson Hysa përjetoi humbjen e parë në karrierën profesioniste, duke mbetur pa titullin e shumëkërkuar.

Reklamë