Policia e Kosovës njoftoi se një grua ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një person i panjohur.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur në Gjakovë të hënën, derisa Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
“Më 19.11.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një i dyshuar i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në njoftimin policor.