Dëshmitarja e ZPS-së thotë se nga mbi 300 dosje të audiove, ka përfshirë një numër të vogël në raportin e saj

Dëshmitarja Helen Fraser duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorisë pranoi se ka marrë një përqindje të vogël të dosjeve të audiove nga mbrojtje e Hashim Thaçit për analizim, e që pastaj janë përfshirë në raportin e saj lidhur me interpretimin e tingujve.

Përpara kësaj, prokurori Joshua Hafetz i tha dëshmitares së në këtë çështje gjyqësore janë pranuar në prova 348 dosje të audiove që mbulojnë 28 orë të audio-incizimeve.

Por sipas prokurorit, dëshmitarja ka thënë në raport që ka marrë vetëm tetë dosje audio ose përreth kësaj shifre. Rrjedhimisht, sipas tij, kjo i bie që në raportin e saj janë përfshirë më pak se 3% e dosjeve të audiove.

Pas kësaj, Hafetz pyeti dëshmitaren se a i bie kjo që ajo nuk di asgjë lidhur me 97% e mbetur të audiove në këtë çështje gjyqësore. Lidhur me këtë, Helen Fraser e pohoi.

Por, ajo tha se nuk e ka pyetur mbrojtjen e Thaçit që t’i japë më shumë dosje të audiove për t’i përfshirë në raportin e saj.

Përveç kësaj, ajo tha se nuk i kujtohet se çfarë udhëzimesh dhe pyetjesh i bëri mbrojtja e Thaçit të cilat më pas sollën raportin e Fraser.

Ndër tjerash, ajo tha se me mbrojtjen ka komunikuar përmes zoom, e po ashtu edhe përmes e-mailit.

Fraser shtoi se mbrojtja i ka thënë që këto materiale që janë nga vizita e 3 shtatorit dhe ajo e 6 tetorit 2023, janë përfaqësuese.

“Unë nuk kam pasur materiale tjera dhe përfundimet e mia i kam mbështetur në këto dy vizita”, tha Fraser.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitarja e mbrojtjes së Hashim Thaçit, ekspertja Helen Fraser në gjykimin në të cilin Thaçi akuzohet së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Gjatë kundërpyetjeve të prokurorit Joshua Hafetz, dëshmitarja Fraser tha se disa interpretime që u janë bërë tingujve në transkriptat e Prokurorisë shkojnë përtej asaj që është objektivisht e transkriptueshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Unë besoj që disa nga komentet që janë bërë për shembull; persona që hyjnë e dalin nga dhoma- interpretimi që iu është bërë disa tingujve shkon përtej asaj që është objektivisht e transmetueshme nga një audio”, tha ajo.

Përpara kësaj, pyetjet prokurori i nisi duke thënë se Fraser në raport thotë se transkriptat përmbajnë shumë komente kontestuese lidhur me personat që hyjnë dhe dalin nga dhoma, interpretim të tingujve të ndryshëm si fëshfërima të letrave apo tinguj të kthimit të faqeve dhe të gjitha këto shkojnë përtej asaj që është objektivisht e transkriptueshme nga vetë audio.

Ndërsa, për sa i takon zhurmës së letrës për të cilën ka shkruar ekspertja në raportin e saj, Hafetz pyeti se kjo pjesë a pajtohet se nuk vlen dhe është e pasaktë.

Por, në pyetje paqartësi pati ekspertja dhe prokurori vazhdoi me sqarim ndërkohë që përgjigja e Fraser ishte se është dakord me atë që ka shkruar në atë paragraf.

“Nuk e kuptoj këtë. Mbase unë po keqkuptoj. Nuk mund të them që nuk jam dakord me këtë që kam shkruar në paragrafin e fundit”, tha ajo.

Veç kësaj, sa i përket zhurmës së letrave për të cilën flet transkripta e Prokurorisë, Fraser tha se është e paqartë se nga e dinin përkthyesit e ZPS-së që po ktheheshin faqet, pra si e kanë dalluar.

“Unë e kuptoj ku është keqkuptimi. Unë këtu kam dashur t’i referohem që kam thënë që mund të ketë pasur zhurmë që është kthimi i faqeve apo zhurmë letrash por ka qenë e paqartë nga ta dinë këta persona që ktheheshin faqet, që ktheheshin fletët, si e kanë dalluar këtë gjë”, tha ajo.

Më pas, prokurori pyeti se a është duke thënë dëshmitarja që nuk mund të transkriptohet tingulli si tingull i kthimit të fletëve.

“Është çështje tek terminologjia që disa tinguj janë objektivisht të transkriptueshëm dhe disa jo. Mendoj që është e vështirë të kuptohet se çfarë është vërtetë të transkriptohet në mënyrë objektive nga një audio. Koncepti në vetvete është i vështirë”, tha ajo.

Fraser shtoi se për këtë pjesë ka thënë që shkon përtej asaj që është objektivisht e transkriptueshme dhe jo që është objektivisht e transkriptueshme.

“Unë besoj që disa nga komentet që janë bërë për shembull; persona që hyjnë e dalin nga dhoma- interpretimi që iu ësht ëbërë disa tingujve shkon përtej asaj që është objektivisht e transmetueshme nga një audio”, tha ajo.

Ndërsa, kur u pyet se a qëndron edhe kjo për zhurmën e letrës, Fraser u përgjigj se nëse dëgjon një fëshfërimë si mund të dihet që është tingull i një letre apo një zhurme tjetër.

Pas kësaj, Fraser u pyet se a mendon që transkriptuesit e ZPS-së e kanë shënuar në transkriptë tingullin e zhurmës së letrës siç e kanë dëgjuar dhe kanë qenë objektiv. Ajo u përgjigj me po.

Të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit përmes video-lidhjes.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA