Është arrestuar gruaja që sulmoi gazetaret Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni të mërkurën në ‘Rrugën C’, në Prishtinë, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi se ajo është dërguar në mbajtje, për 48 orë.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, e njëjta dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Kanosje dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me sulmin ndaj të dëmtuarave-gazetareve se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., e dyshuar për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. E njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Po ashtu, në këtë çështje penale sipas prokurorisë janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuar dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore.
LEXONI EDHE:







