Trajneri spanjoll ka rikthyer Bellingham dhe Camavinga për derbin e tij të parë si trajner i Real Madridit.
“Derbi është një ndeshje e veçantë me një atmosferë dhe emocion unik. Mund ta ndjesh në ajër edhe në ditët para ndeshjes”, me këto fjalë Xabi Alonso e prezantoi derbin e së shtunës kundër Atletico Madrid, i pari i tij si trajner i Real Madridit.
Edhe pse ai kishte luajtur tashmë në Metropolitano me skuadrën e tij të Leverkusenit, është një gjë tjetër të shkosh atje me Real Madridin.
Megjithatë, përgatitja për ndeshjen mbetet e pandryshuar (gjithmonë me të njëjtën qasje), madje edhe për derbin dhe kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm si Cholo Simeone, me të cilin spanjolli shmang krahasimet
“Ajo që ka bërë në këto katërmbëdhjetë vjet në Atletico është me rëndësi themelore. Unë jam vetëm në fillim. Më pëlqen të ec me hapa të vegjël; nuk vendos objektiva afatgjata. Kemi filluar mirë, por ka ende shumë rrugë për të bërë”, tha ai.
Real Madridi do të mbërrijë në Metropolitano me një rekord të përsosur, pas gjashtë fitoreve nga gjashtë në La Liga.
Por Xabi nuk bie në kurth.
“Çdo ndeshje është e vështirë për t’u fituar. Kemi luajtur vetëm gjashtë ndeshje dhe deri më tani i kemi fituar të gjitha, por kemi pasur vështirësi në disa prej tyre. Nuk mund të jemi shumë të sigurt. Nuk mund të mendojmë se vetëm duke dalë në fushë dhe duke pasur ekipin që kemi, mund të fitojmë. Duhet të punojmë shumë dhe të përgatitemi mirë. Duhet të jemi të qëndrueshëm. Nuk mund të relaksohemi, sepse mund të bëjmë gabime në çdo moment. Renditja nuk thotë shumë tani. Mund ta rrisim epërsinë tonë, por nuk është kurrë e lehtë të luash në Metropolitano. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë,” deklaroi Alonso në fund.
Ndeshja Atletico Madrid-Real Madrid, luhet sot nga ora 16:15.