​Deputetja serbe publikon dokumente që e implikojnë Vuçiqin dhe lidhjet e tij me një qendër sekrete të përgjimit

Një paralajmërim i mediumit hulumtues në Serbi “Radar”, po nxjerr shumë sekrete të regjimit të Aleksandar Vuçiqit dhe të bëmave të tij.

Veç pak orë pasi ky medium paralajmëroi një skandal ku përfshihej prokuroria serbe, vëllai i kryetares së kuvendit serb Ana Brnabiq- Igor Brnabiq, nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq ka dalë me disa të dhëna te tjera shokuese që përfshijnë këtë herë drejtpërdrejt presidentin Vuçiq.

Radar njoftoi se këtë të enjte do të publikojë një skandal me njërin nga 14 të arrestuarit për korrupsion, i cili dyshohet se përmendi emrin e Igor Brnabiq, vëllait të madh të kryetares së parlamentit serb Ana Brnabiq. Por befas, deklarata e atij të dyshuari u ndryshua dhe në publik doli pa emrin e vëllait të Anës. Kjo dëshmon se regjimi i Vuçiqit ka në kontroll të gjithë prokurorët dhe prokuroritë në Serbi edhe në rastet kur flitet për afera të mëdha korruptive.

Në arrestim përfshihet edhe ish-drejtori i Energjisë Elektrike Serbe, Milorad Grçiq, për të cilin sot Tepiç në një konferencë për media prezantoi dokumente shokuese që implikojnë drejtpërdrejt presidentin Vuçiq, raporton N1.

“Nuk e dimë se çfarë do të ketë në aktakuzën kundër Grçiqit, por nëse prokuroria nuk i zgjeron hetimet tani dhe nuk e sjell Vuçiqin të japë deklaratë, ne do ta konsiderojmë Prokurorinë e Lartë në Beograd si bashkëpunëtore në mbulimin e këtyre veprave kriminale. Ky nuk është vetëm material i pazbuluar më parë, por edhe skandali më i madh në Serbi që kanë organizuar dhe punuar Vuçiq dhe SNS”, tha deputetja Tepi në konferencë.

Tepiq duke prezantuar dokumente, tha se ka informacione që thonë se ish-drejtori i Energjisë Elektrike Serbe, Milorad Grçiq, i cili bashkë me 14 persona të tjerë u arrestua para pak ditësh në Serbi, në fakt nuk u arrestua për korrupsion siç pretendohej nga prokuroria dhe MPB-ja e Serbisë.

Sipas politikanes serbe, Grçiq u arrestua për shkak se posedon dëshmi të një qendre sekrete përgjimi në EPS të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e cila është krijuar nga njerëzit e tij.

“Drejtori i Vuçiqit për një kohë të gjatë i EPS-së, Milorad Grçiq, nuk u arrestua për një milion euro, siç pretendohet, por për prova për qendrën sekrete të përgjimit dhe dëgjimit të Vuçiqit në EPS që njerëzit e Vuçiqit e krijuan”.

Tepiç thotë se kjo është hera e parë që paraqiten prova se si është krijuar një qendër ilegale spiunazhi dhe çfarë është bërë aty dhe si ka filluar në vitin 2016 kur Vuçiq ishte kryeministër.

“Grçiq ishte i zoti në punën e tij të pistë dhe tani mund ta rrezikojë atë”, tha Marinika Tepiq në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë.

Tepiq shton se të dhënat që mblidheshin nga kjo qendër, i dërgoheshin rregullisht Dijana Hrkaloviq-it, e cila ishte sekretare e shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe ajo lexoi gjithashtu një dokument ku thuhej se si dukej qendra dhe kush punonte në të.

“Të dhënat nga qendra e spiunazhit i kalonin rregullisht Dijana Hrkaloviqit, ai (Grçiq) është arrestuar si masë parandaluese, për shkak të informacioneve inkriminuese për zyrtarët më të lartë të Vuçiqit, por edhe kriminelët”.

Tepiç, thotë se Grçiq i Vuçiqit është arrestuar sepse ka shumë informacione.

“Në dokumentin e policisë nga Drejtoria e Policisë Kriminale thuhet se si eksperti i TI-së Nemanja Pantiq e ka ndërtuar dhe instaluar këtë qendër spiunazhi, çfarë ka futur dhe cilat vetura dhe telefona private janë monitoruar, përgjuar dhe regjistruar. Aty shkruhet edhe për urdhrat që duheshin rrahur dhe gjithçka ishte lidhur me Grçiqin dhe Hrkaloviqin, sepse siç do ta shihni, të gjitha të dhënat nga qendra sekrete e dëgjimit të Vuçiqit i silleshin rregullisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha deputetja në konferencë.

“Policia e ka ditur këtë për katër vjet por nuk i lejohet të bëjë asgjë”, thotë ajo.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA